“Mos e vrisni fëmijërinë!" Protesta në Tiranë kundër abuzimit seksual të fëmijëve
Vajza djem dhe fëmijë mbushën të dielën e 23 majit, rrugët e Tiranës, për të protstuar kundër dhunës seksuale.
Marshimi nisi nga sheshi Skënderbej. “meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje” shkruhej në tabelën e kësaj vajze e cila manifestoi për herë të parë shqipëri protestën nudo.
Të pranishëm ishin emra të njohur por edhe qytetarë të tjeshtë, të cilët mes lotësh shprehin dëshpërimin për të gjithë situatën.
“Nuk ka mbetur rast i izoluar. Ky është rreziku më i madh i shoqërisë. Si mund të mos dalë një njeri me dy pare mend në kokë”
Me fëmijët për dore, nënat dolën në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale.
“Po mbrojmë fëmijët sot, që këta të dinë të mbrojnë nesër fëmijët e tyre nëse ne arrijmë ti edukojmë sot” tha një protestuese.
Jo si një psikologe, por sot si një qytetare e thjeshtë, Denada Toce tregon se rastet e tilla të përsëitura vijnë nga keqedukimi i fëmijëve.
“Ne po prodhojmë një shoqëri të dhunës që nuk kujdeset për ndjenjat e emicionet”
Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani protestuan së bashku me fëmijët.
Nga sheshi Skënderbej protesta u zhvendos te Drejtoria e Policisë ku edhe artikuluan dy pikat kryesore të marshimit të tyre, dënim makismal për abuzuesit dhe edukimi seksual që në klasë të parë.
Së fundmi thirrjet për të ndalimin e abuzimit me gratë u drejtuan edhe te ministria e Drejtësisë.
Nisi e nxitur nga abuzimi i 5 personave me një 15 vjeçare në Mirditë, e prej Tiranës dëgjohej thirrja solidarizuese se ajo dhe shumë si ajo nuk do të ishinin vetëm.
