"Jo do të thotë jo! Mos m'i hap këmbët me zor" 20 mesazhet në protestën kundër abuzimit seksual të fëmijëve
Në marshimin kundër abuzimeve seksuale, të dielën e 23 majit morën pjesë djem, vajza të rinj e të reja dhe të moshuar.
Shkak ishte dhe rasti i fundit i të miturës që ra pre e abuzimit seksual nga 5 persona, në Mirditë.
Mesazhet që u përcollën përmes pankartave apo dhe mënyra që një vajzë zgjodhi të protestonte, nudo, ngjalli jo pak debate në rrjetet sociale.
Format e protestës mund të jenë të ndryshme dhe secili e interpreton në mënyrën e vet, ajo që është e rëndësishme është reagimi qytetar, të ngrejmë zërin për të ndaluar një fenomen kaq të rëndë për shoqërinë.
1. Policë, gjyqtarë, prokurorë etj. Mos shitni postin tuaj! Ai mund të jetë nesër fëmija juaj!
2. Edukoni djalin që të shpëtoni vajzën nga një mostër!
3. Përdhunimi është krim. Kriminelët meritojnë dënim me vdekje.
4. No means no, stop abuse. ( Jo do të thotë jo, stop abuzimeve)
5. Gruaja s'është rob i burrit, boll.
6. Mos m'i hap këmbët me zor.
7. Ndiq ëndrrat, jo mua.
8. Mbaje organin gjenital brenda.
9. Kush na përdhunon, na përdhos të gjithëve. Kush mban qetësi, mban anën e përdhunuesit.
10. Pse duk duhet të ndihem asnjëherë e sigurt?
11. Ata janë të pafajshëm derisa t'ju vërtetohet fajësia. Ndërsa unë jam gënjeshtare deri sa të më vërtetohet sinqeriteti!
12. Mos ma vrit fëmijën. Eduko djalin!
13. Eduko djalin tënd!
14. Kastrim për pedofilët.
15. Mos i prekni vajzat se janë yje.
16. Mos më fajëso veç se jam çik.
17. Vajzat nuk janë lodra.
18. Mos hesht. Raporto!
19. Kryet ( vëmendje) në cucat e Shqipërisë!
20. Angry women will change the world. ( Vajzat e zemëruara do të ndryshojnë botën).







