Vidhen zyrat e OSHEE-së në Laprakë, kamerat kapin hajdutët, Ora News sjell videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 11:55
Zyrat e OSHEE në zonën e Laprakës në Tiranë kanë rënë pre e vjedhjes këtë fundjavë. Ngjarja ka ndodhur në ora 04.44 të mëngjesit të 22 majit.
Autorët kanë shkuar tek porta dhe pasi kanë thyer çelësin, kanë hyrë brenda kanë marrë paratë që ndodheshin aty dhe më pas janë larguar.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërkohë që po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetuesit thonë se bazuar në pamjet filmike autorët e krimit duket se kanë qenë tre adoleshentë të cilët dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në kryeqytet gjatë muajve të fundit.
