Presidenti nuk shkon në Komisionin Hetimor, Braho: Duhet thirrur me dhunë
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të shkojë sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.
Sot ishte afati i fundit i vënë për Presidentin që të paraqitet në komision, por sërish është refuzuar. Deputeti Spartak Braho nuk hezitoi të thotë se Presidenti duhet të merret edhe me forcë, pasi nuk ka vullnet.
"Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, të gjejë mjetet. Por do të thotë se s’ka vullnet të njohë këtë komision.
Ky President nuk ka karakter, kjo është themelorja. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara kur ky President në pozitën e kryeministrit në atë kohë e mori me dhunë misterdepulesën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë në ‘94. Ishin këta skenarë të kurdisur midis tyre.
Pse nuk vjen sot ky ne Parlament i thirrur nga komisioni? Akuzohet për thirrje për dhunë. I mungon komisionit hetimor për ta thirrur. Ai duhet thirrur me dhunë nesër. Ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im,” deklaroi Braho.