Grabitën banesën dhe dhunuan çiftin në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim një nga autorët

Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej grabitësve të dyshuar në qytetin e Lezhës në banesën e shtetasit Gjergj Doçi.

Autoritetet policore bënë të mundur mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë. 

Policia informon se po punon për ndalimin  e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.