Konflikt për motive të dobëta në Korçë, plagoset një shtetase me thikë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 13:01
Një konflikt i çastit në Malin e Moravës mes disa të rinjve ka përfunduar në dëmtime trupore të një shtetaseje.
Konflikti për arsye banale, ndodhur paraditen e sotme, 24 maj ka bërë që njëri prej të rinjve të nxjerrë një armë e të qëllojë në ajër.
Policia ka bërë të mundur kapjen e tij dhe gjetjen e armës. Për sa i përket nënës së këtij të riu, dyshohet se gjatë konfliktit ajo mund të jetë dëmtuar me thikë, por rrethanat janë ende të paqarta edhe për policinë e cila po vijon hetimet.
Nga burimet paraprake kjo shtetase ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia do të marrë në pyetje të gjithë personat e pranishëm në momentin e konfliktit.
