Abuzimet seksuale në Shqipëri: Aty ku varfëria është e madhe injoranca fiton terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2021, 10:35
Pedagogia Majlinda Keta, e cila ishe pjesëmarrëse në marshimin që u realizua dje për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave, thotë se varfëria dhe mungesa e edukimit kanë ndikuar në fenomenin e abuzimeve seksuale.
"Familja shqiptare ende vijon të jetë në luftë për mbijetesë. Ku varfëria është e madhe injoranca fiton terren. Shkolla humb fuqinë, drejtësia zbehet. Sa kohë ne nuk do kemi një ekonomi të mirë, sidomos të adresuar totalisht drejt zonave të riskut. Më mirë ca pallate më pak dhe adresimi i fondeve rreth zhvillimeve ku shpirti human do progresojë drejt humanes, se sa kjo diferencë polarizuese ekonomike, që polaritetin në shpirt e ka sjellë mes shtazës dhe njeriut normal."

