Vjen Allegri, ikën CR7?
Me rikthimin e trajnerit Masimiliano Allegri, Juventusi mund te heqe dore njehere e mire nga Cristiano Ronaldo. Tekniku italian përflitet eshte shume prane finalizimit te marreveshjes me Zonjen e Vjeter,nuk e ka pjese te planeve te tij portugezin dhe thuhet se i ka kerkuar klubit ta shese fituesin e pese topave te arte.
Me trajnerin Andrea Pirlo mund te jete duke bere gati valixhet edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo.
Disa jave me pare drejtuesit e klubit bardhezi e konsideronin fituesin e 5 topave te arte te paprekshem por tashme gjerat kane ndryshuar dhe arsyeja duket se eshte Massimiliano Allegri.
Klubi eshte gati te riktheje ne krye te stolit teknikun italian dhe ky i fundit nuk e ka ne listen e tij te deshirave portugezin.
Allegri mengon se Ronaldo eshte nje barre e madhe financiare per klubin dhe nderkohe me te ne ekip talentet e rinj te sulmit e kane te veshtire te gjejne hapësirat e tyre.
Nga ana tjeter, edhe vete lojtari thuhet se nuk ndihet me i lumtur ne skuadren e seria a dhe i ka kerkuar menaxherit te tij te kontaktoje klubin ku nisi karrieren ne panteonin e futbollit europian , Manchester United.
Pra siç duket eshte koha per nje fillim te ri, qofte per Zonjen e Vjeter qe duhet te pranoje se ka deshtuar me transferimin e fituesit te pese topave te arte dhe ta projektoje te ardhmen pa te, apo edhe per kete te fundit i cili pavaresisht perpjekjeve, nuk la shenjen qe pritej tek Juve.



