Pandemia shton frikën, Olimpiada drejt zhvillimit pa tifozë
Lojërat Olimpike të Tokyos do të mbahen mend si eventi që ka patur më shumë pikëpyetje që nga organizimi e deri te tifozët, ndoshta as Olimpiadat që janë zhvilluar pas luftërave nuk kanë patur pikëpyetje kaq të mëdha.
Siç mësohet së fundmi, Presidenti i Komitetit Organizativ të Olimpiadës së Tokyos, Seiko Hashimoto zbuloi se Lojërat mund të zhvillohen pa tifozë për shkak të rritjes së numrave të infektimit me Covid-19 në Japoni.
Teksa javë më parë u zyrtarizua që Olimpiada nuk do të ketë spektatorë të huaj, tani edhe ata vendas vihen në dyshim nga Organizatorët ku sipas Hashimotos sukses do të ketë vetëm nëse Olimpiada mbron sportistët e gjithashtu edhe popullin japonez.
Ai e pranoi se situate mund ta shtyjë Komitetin Olimpik të vendosë që të mos ketë spektatorë por që gjithsesi ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Kujtojmë që Olimpiada e Tokyos duhej zhvilluar në 2020 por u shty me një vit për shkak të pandemisë dhe ende një vit më pas Japonia po vuan rritjen e infektimeve nga covid-19 ndërsa vaksinimi është shumë i ngadaltë në krahasim me vendet e tjera të industrializuara.

