Në pritje të Realit, Chelsea bën detyrën në derbin ndaj Fulham
Chelsea nuk lëshon terren në garën e egër që po bëhet në Premier League për një vend në Champions League. “Blutë e Londrës” triumfojnë në derbin ndaj Fulham me një fitore të pastër 2-0, që shtyn rivalët drejt rënies në Championship.
Për skuadrën e Tuchel që janë kthyer në një fortresë dhe nuk pësojnë gola, gjithçka u zgjidh nga fantazisti Kai Havertz me nga një gol për çdo pjesë duke i dhënë Chelseat 3 pikë të rëndësishme që e shkëpusin nga rivalët e vendit të pestë e më poshtë.
Një fitore e tillë vlen shumë edhe për moralin e skuadrës teksa pritet ndeshja e kthimit ndaj Real Madrid në mesjavë që do të vendosë edhe ekipin finalist të Champions League, por hapi i parë për kualifikimin në këtë turne për sezonin tjetër u zgjidh me këtë fitore në derbi.
