Real Madrid fiton me vuajtje, i përgjigjet Atleticos
Pas tre barazimeve në 4 ndeshjet e fundit, Real Madrid rigjen suksesin dhe 3 pikët në shtëpi ndaj Osasunës.
Aspak një fitore e lehtë për 'los blancos' që kalojnë me suksesin 2-0 por që golat erdhën vetëm në fund, i pari falê një goditje me kokë të Eder Militao nga një korne në 76' dhe 4 minuta më vonë Casemiro në një kundërsulm.
Suksesi për Zidane ishte shumë i rëndësishëm duke parë edhe fitoren e rivalëve të Atletico Madrid pak orë përpara, por edhe për moralin duke qenë se në mesjavë duhet të shkojnë në Londër për gjysmëfinalen e dytë ndaj Chelseat.
Gjithsesi javën e ardhshme do të ndahen edhe ekipet për titullin duke qenë se Barça do të luajë ndaj Atletico Madrid.
Ndërsa, Real Madrid do të përballet me Sevillan, dy sfida mes 4 ekipeve që luajnë titullin në Primera Division.
