Burg me kusht për ish mbrojtësin e Gjermanisë, shpërndau pornografi me të mitur
Ka përfunduar gjyqi ndaj ish mbrojtësit të Gjermanisë, Christoph Metzelder i cili ishte akuzuar për shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur. Ish lojtari që ka veshur fanella të rëndësishme si Dortmund dhe Real Madrid nuk e ka kundërshtuar në asnjë moment akuzën dhe ka pranuar dënimin me 10 muaj burg me kusht.
Rasti u zbulua pasi Metzelder i kishte dërguar materiale dhe video me përmbajtje pornografike me vajza të mitura, disa grave me të cilat shoqërohej dhe njëra prej tyre e kishte denoncuar atë.
Unë e pranoj dënimin dhe kërkoj falje për viktimat e dhunës seksuale dhe do më duhet të jetoj me këtë faj gjatë gjithë jetës sime”, deklaroi ish lojtari përpara trupit gjykues.
Mësohet se 297 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur nga telefoni i Metzelder janë shpërndarë teksa një grua në Hamburg ishte ajo që kontaktoi në shtator të vitit 2019 policinë, pasi pretendoi se kishte marrë imazhe të tila përmes Whatsapp.
