Gati rikthimi i madh, Dinamos i duhen vetëm 3 pikë
Plot 10 vjet pa Dinamon në elitën e futbollit shqiptar. Tashmë tifozët diamovit në të gjithë Shqipërinë do të mund ta shikojnë ekipin e tyre në elitën e futbollit shqiptar dhe duhen vetëm 3 pikë që skuadra të ngjitet automatikisht.
Në duelin direkt me rivalët e Korabit të luajtur në “Selman Stërmasi”, kryeqytetasit u imponuan me fitoren minimale 1-0 falë një goli të Kolgegës në minutën e 28-të në një sfidë tepër të luftuar që gjithsesi shkoi për Dinamon.
Skuadra e drejtuar nga Olsi Uku me këtë sukses shkëputet 4 pikë nga rivalët e Korabit kur kanë ngelur vetëm 2 ndeshje dhe i mjafton fitorja në takimin e radhës, ndaj Vorës që zyrtarisht të arrihet ngjitja në Kategorinë Superiore.
Kujtojmë që Dinamo i mungon elitës së futbollit prej 10 vitesh kur në sezonin 2011-2012 ra një kategori më poshtë dhe që prej asaj kohe ka kaluar shumë probleme si nga ana financiare ashtu edhe drejtuese.
