Vetëm 10 ditë i papunë, Mourinho nis aventurën e re

Jose Mourinho është nga ata që nuk mund të qëndrojnë larg botës së futbollit. Në mos si protagonist në fushë, e bën më së miri edhe jashtë fushe ndaj për të nis aventura e re si analist për Kampionatin Europian 2020.

Nuk iu desh shumë kohë trajnerit portugez i cili u shkarkua 10 ditë më parë nga drejtimi i Tottenham, të nisë një aventurë të re teksa kalon nga i gjykuar për ndeshjet në gjykues dhe kritik të përballjeve që do të luhen në Europianin e verës.

“TalksSport”, një edicion i dedikuar i The Sun njoftoi me një video të detajuar afrimin e Mourinhos si analistin e tyre për një event madhor siç është Europiani dhe të gjithë mezi do të presin batutat e “Special One” çka tregon se portugezi mbetet ende një nga figurat më karizmatike të futbollit e gjithashtu ndër më të përfolurit e këtij sporti për mire apo për keq.