Tottenham del “huq”, Ajax rinovon me trajnerin Ten Hag

Tottenham prej kohësh kishte vënë si prioritet për stolin, Erik ten Hag si pasuesin e mundshëm të Jose Mourinhos por ka marrë një përgjigje shumë të fortë nga Ajaxi.

Klubi holandez veproi shumë shpejt duke parë lëvizjet e presidentit Levy që kishte kontaktuar agjentin e trajnerit, teksa mori miratinin e Ten Hag për të rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Ajo e mëparshme skadonte në vitin 2022 me “Harkëtarët” por puna e tij e mirë nuk kishte sesi të mos shpërblehej nga drejtuesit e Ajax me një rinovim që sigurisht parashikon edhe rritje të pagës apo premio për trofetë e fituara.

Ajaxi siguroi këtë vit Kupën e Holandës ku e fitoi në finalen ndaj Vitesses ndërsa javën e ardhshme pritet të shpallet edhe kampion i Holandës.

Një lëvizje e tillë lë duarbosh Levyn dhe Tottenham që tani duhet të shikojë një emër tjetër për stolin e Spursave.

Tottenham del “huq”, Ajax rinovon me trajnerin Ten Hag