Çfarë ndodhi në Belgjikë/ Ujë e gaz lotsjellësh për të shpërndarë të rinjtë që duan: Liri!
Policia belge përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra të rinj të cilët ishin mbledhur të shtunën ( 1 maj) për të kundërshtuar masat anticovid.
Në mbrëmje turma ishte shpërndarë ndërsa zyra e kryebashkiakut të Brukselit tha se mbi 15 vetë ishin arrestuar, një person dhe dy efektivë policie ishin plagosur.
Të rinjtë në protestën “Antimaskë 2” ishin organizuar njësoj si herën e parë përmes rrjeteve sociale.
Autoritetet thanë se në fillim turma përbëhej nga gati 1500 protetues por të paktën 700 prej tyre rezistuan dhe kundërshtuan thirrjet për tu shpërndarë, shkruan AFP.
Kryeministri Aleksandër de Croo i bëri thirrje të shpërndaheshin ndërsa qindra policë rrethuan parkun
Reporterët e AFP-së në Bois de La Cambre, një park i madh në qytet, tha se para se policia të ndërhynte kishte dëgjuar fishekzjarre dhe shpërthime shashkash
Ndërkohë me anë të dronëve policia bënte thirrje për shpërndarje, vendosje të maskave dhe distancim.
Ndërsa makinat e policisë dhe autobotet me ujë i afroheshin turmës ata thërisnin “Liri! Liri!” dhe muzika nuk lejonte të dëgjoheshin thirrjet e saj për tu shpërndarë.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur lirinë. Maskë? Nuk vendos më. Dua të jem i lirë” thotë një 18 vjeçar
“U bë një vit që ne nuk mund të dalim” thotë një 21 vjeçare në protestë për AFP
Belgjika është në karantinë për të parandaluar përhapjen e virusit ndërsa restorantet dhe lokalet janë të mbyllura prej tetorit të kaluar
