Man. City fiton dhe pret vetëm festën e titullit

Man. City arrin një fitore të thjeshtë pa shumë mundime në transfertën me Crystal Palace dhe tani është gati të nisë festën e titullit kampion.

Skuadra e Guardiolës u tregua cinike dhe nuk u sforcua për 3 pikët teksa pjesa e parë përfundoi në barazim, në të dytën mbylli llogaritë menjëherë me dy gola dy gola të shpejtë me Agueron e Ferran Torres në minutat 57′ dhe 59′.

Duke qenë se luajnë edhe në Champions League, kaq u mjaftoi Citizens për t’u larguar me 3 pikë nga fusha ndërsa tani presin rivalët e tyre të Man. United për të festuar titullin. Nëse “djajtë e kuq” nuk fitojnë ndaj Liverpool, atëherë matematikisht Man. City shpallet kampion i Premier League.