Man. United prenoton finalen, 6-2 ndaj Romës. Fiton edhe Villarreali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 22:59
Përsëritet historia. Pas 15 vitesh Man. United rikthehet të luajë tenis ndaj Romës. Në 2006, në Champions League ajo fitore 7-1 e djajëve të kuq ndaj ekipit Italian u shkruajt për librat e histories por ja që ndodh sërish, tani në gysmëfinalen e Europa League. Man. United fitoi 6-2 ndaj Romës, të cilët bënë një pjesë të parë mjaft të mire dhe duhet thënë që ishin të pafatë pasi në 45 minutat e para bënë 3 zëvendësime të detyrueshme.
Pellegrini dhe Dzeko përmbysën golin e Bruno Fernandes në pjesën e parë teksa e dyta mund të quhet një makth për Romën pasi Man. United shënoi edhe 5 herë të tjera, dy Cavani, me penallti Fernandes dhe GreenWood në fund. Me një sukses të tillë duhet thënë që nuk ka diskutim që Man. United është finalisti i parë i Europa League.
Ndërkohë në Spanjë, Villarreali triumfon në gjysmëfinalen e parë ndaj Granit Xhakës me shokë duke mposhtur 2-1 Arsenalin.
Ishin Trigueiros dhe Albiol që shokuan topçinjtë në pjesën e parë me dy gola të shpejtë dhe për anglezët u bë edhe më e vështirë në pjesën e dytë kur Ceballos doli me të kuq porn ë 73’ Pepe me penallti shënoi për ta mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit ku gjithçka do të vendoset në “Emirates”.
