Turqia shtrëngon masat por finalja e Championsit mbetet në Stamboll
Pandemia po godet fort Turqinë e cila po përjeton një vale të madhe infektimesh çka ka shtyrë presidentin Erdogan të mbyllë vendin për një periudhë 3 javore e cila nisi të enjten.
Masat e reja do të përfshijnë mbylljen e bizneseve dhe shkollave, kufizimin e udhëtimeve dhe udhëzime të forta që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi duke parë se këtë muaj është edhe festa e Bajramit. Masa të tilla kishin shqetësuar UEFA-n e cila ka patur një bisedë me autoritetet turke sot për të kuptuar nëse finalja e Champions League më 29 Maj, rrezikohet të mos zhvillohet në Stamboll por qeveria turke duket se ka bindur që gjithçka do të shkojë sipas planit të vendosur më parë.
Kjo ka bërë që UEFA të konfirmojë Stambollin si qytetin pritës për finalen e madhe të Championsit por për shkak të pandemisë, numri i tifozëve në stadiumin “Ataturk” do të jetë i kufizuar, ndoshta 10% e kapacitetit do të lejohet me spektatorë.
