Rikthehet qetësia, Milani mposht Beneventon

Nuk mund të kishte një hap fals për herë të tretë për Milanin.

Kuqezinjtë pas dy humbjeve rigjejnë fitoren ndaj Beneventos dhe kthehen për momentin në vendin e dytë në renditje por më e rëndësishmja  mbeten në lojë për një vend në Champions League.

Sfida ndaj ekipit që drejtohet nga ish sulmuesi kuqezi, Inzaghi përfundoi 2-0 teksa goli i shpejtë i Çalhanoglu që në minutën e 8' ishte si çlirim për Milanin.

Me Zlatan në fushë të rikthyer, kuqezinjtë kanë më shumë siguri dhe kjo u duk edhe në lojën e dominuar e cila u mbyll përfundimisht në minutën e 60' me golin e Theo Hernandez.

Tani Milani pret rezultatet e rivalëve, Atalanta, Napoli, Juve të cilët të gjithë bashkë po luftojnë për tre vende të Champions League.