"Marcelo komisioner në zgjedhje por luan edhe ndaj Chelsea në Champions"

Ndonjëherë telashet nuk ndalen dhe për Real Madridin përveç dëmtimeve i shtohen edhe zgjedhjet elektorale.
Më 4 maj, zhvillohen zgjedhjet rajonale të Madridit për të zgjedhur Asamblenë e 12-të të kryeqytetit spanjoll.

Marcelo, është zgjedhur për të qenë komisioner në këto zgjedhje duke qenë se ka pasaportë spanjolle dhe është detyrim për të dhe diçka të tillë Zidane e konfirmon por shtoi se do të bëjë sakrifica dhe do të jetë gati për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Chelseat e cila luhet një ditë më pas.

"Marcelo (është zgjedhur komisioner në zgjedhje) do të përmbushë detyrimet e tij të martën në zgjedhje dhe të mërkurën do të jetë me ne në Londër për ndeshjen me Chelsean. Ramos është stërvitur me grupin, mund të luajë nesër. Është gati", u shpreh trajneri francez por nuk do të jetë kaq e lehtë.
Mbrojtësi brazilian mund të lirohet ditën e ndeshjes, të Mërkurën dhe i duhet të marrë një avion privat që të bashkohet me skuadrën në Londër dhe ky udhëtim special do t'i kushtojë 20 mijë euro më shumë arkës së klubit.

Ndërkohë përveç Marcelos, komisioner është zgjedhur edhe futbollisti i akademisë së Real Madridit, Victor Chust dhe fatmirësisht ai nuk është në listën e skuadrës për Champions League.