Plagosi me armë zjarri 61-vjeçarin në Krujë, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 10:32
Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 61-vjeçarit, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në këtë qytet.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.
Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur" Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Arben Dedja, 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


