Video/ Sadiku i pafat. Humbet penallti dhe i heq fitoren Bolivar
Armando Sadiku nuk po kalon një periudhë të mirë në aventurën e re me Bolivar teksa ende nuk e ka gjetur golin me ekipin bolivian.
Sulmuesi shqiptar kishte mundësinë më të mirë të zhbllokohej dhe të shënonte për Bolivar në Copa Sudamericana (kompeticion i vlefshëm me Europa League) ndaj Wilstermann që në minutën e 3’ me një penallti të cilën e humbi.
Ekzekutimi nga Sadiku nuk ishte në lartësinë e duhur dhe gjuajtja qëndrore u prit nga portier kundërshtar siç shihet edhe në video. Penalltia e humbur penalizoi edhe Bolivarin që e mbylli ndeshjen në barazim pa gola edhe pse pas 2 ndeshjeve ka 4 pikë në Grupin C. Deri tani Sadiku ka luajtur 6 ndeshje mes kampionatit dhe kualifikueseve në Libertadores bashkë me ato në Copa Sudamericana dhe ende nuk ka shënuar pavarësisht që luan në një kampionat ku dihet që golat realizohen me shumicë.