"Do të jesh drejtoreshë po u bëre e dashura ime" Reagon FRD: Nuk ka lidhje me partinë, kujdeset për gjeneratorin
FRD ka reaguar lidhur më një video të publikuar në emisionin "Stop" ku thuhej se nënkryetari i kësaj partie i cili i premtonte një gruaja një vend pune, në këmbim që të bëhej e dashura e tij.
Në reagim, kjo parti bën me di je se FRD distancohet kategorikisht dhe prerazi nga çdo person, që tenton të njollosë FRD dhe fushatën e saj, e cila nuk ka lidhje dhe sjellje me akte të kësaj natyre gjatë gjithë̈ jetës së saj politike.
Sipas FRD, personi që paraqitet në emisionin “Stop”, nuk ka lidhje me asnjë̈ strukturë të Frymës së Re Demokratike.
"Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë̈ kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë̈, Fryma e Re Demokratike.
FRD është e hapur për të gjithë̈ mediat dhe opinion publik që të verifikojnë̈ listat e anëtarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë̈ kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin." - thuhet në reagimin e FRD.