88.6% e njerëzve thonë "Jo", Hila: Është realiteti, PS nuk bën presion për votën

"A keni provuar presion, dhunë dhe shantazh për deklarimin e votës?

Kjo ishte pyetja e rradhës në sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondaggi, i fundit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas gazetarit Dritan Hila, presioni dhe shantazhi ndaj qytetarëve sa vjen dhe ka rënë, duke iu referuar edhe përgjigjes me "Jo" të 88.6% të sonduarve.

Dritan Hila: Unë mendoj se ky është pasqyrim i realitetit dhe hedh poshtë të gjithë propagandën se po bëhet presion, u bëjnë shantazh, u bëjnë presion te buka e gojës. Fakti është se 88.6% e njerëzve nuk provojnë presion.

Sonila Meço: Mbi të gjitha 90.5% e demokratëve....

Dritan Hila: Duket e ndershme nga ana e tyre. Ne jemi të gjithë dëshmitarë se si kërcënimi me vendin e punës me kalimin e viteve ka rënë gjithmonë. Nëse marrim të vërtetë faktin se në zgjedhjet e shkuara pati shumë vota të dala të pavlefshme pikërisht se ishte administrata, atëherë qeveria aktuale, PS, nuk ka presion për deklarimin e votës ose për ta orientuar votën. Presioni vjen gjithmonë duke rënë. Ka rënë presioni në qeverinë Berisha 2 në krahasim me atë që ishte në parën, 92-96. Unë kam qenë vetë pjesë e administratës dhe e di që nuk ka patur ndonjë presion shumë të madh në peridhën 2005-2013 për individë që njiheshin për bindjet e tyre.

Sonila Meço: Edhe rezultati do të jetë i pranueshëm...

Dritan Hila: Besoj se po. Një nga kushtet e vendosura është një proces zgjedhor i pranueshëm.

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o