Sondazhi në RTV Ora/ Noto: Kur të pavendosurit janë shumë, marzhi i gabimit do të jetë më domethënës

Edhe pse jemi 5 ditë nga e diela e zgjedhjeve, të pavendosurit në sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondaggi vijon të jetë i lartë, 18%.

Dhe sipas drejtorit të “Noto Sondaggi”, Antonio Noto kur numri i të pavendosurve është i lartë atëherë marzhi i gabimit bëhet më domethënës.

“Jemi pesë ditë para zgjedhjeve por shohim që kemi 18% të elektoratit që është i pavendosur. Dhe ky 18% mund të influencojë në një ndryshim në orientimin e votës për secilën parti. Nëse të pavendosurit do të ishin më të ulët do të jepnim një të dhënë më të saktë. Por duke qenë se të pavendosurit janë shumë marzhi i gabimit do të jetë më domethënës”, tha Noto.

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o