"Pi një herë ujë tek çezma e bashkisë" Gerti Bogdani sfidon Erion Veliajn
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i ftuar në Ora News thotë qeveria po përpiqet që 8 vitet mashtrim ti zgjidhë me zgjidhjen e hallit të fundit.
Ora News denoncoi sot në kronikat e lajmeve se në 4 vitet e fundit taksapaguesit shqiptare kanë paguar 6.8 milione lekë për ujin që konsumon administrata e Veliajt ndërkohë që ky I fundit në kronikat e gatshme thotë se uji është i pijshëm. Prandaj Bogdani e sfidon,
Gert Bogdani: “Në këto 8 vite kjo qeveri jo vetëm ka dështuar por dhe mashtruar. Unë e sfidoj zotin Veliaj të shkojë të pijë ujë tek çemza apo rubineti i bashkisë apo i shtëpisë. Jam i bindur se nuk e bën një gjë të tillë.Vetë thotë se një nga detyrat e tij të shtëpisë është të blejë ujë, ndërsa në kronikat e përgatitura shfaqet sikur janë 24 orë ujë. Çdokush të sfidojë kryetarin e bashkisë të pijë ujë."
Në studion e Ora News, Bogdani thotë se kryebashkiaku Veliaj po përdorë bashkinë në shërbim të partisë.
Gert Bogdani: Nuk është problem që kryetari I bashkisë së Tiranës të jetë drejtues politik I fushatës së PS-së por duhet të ndajë detyrat. Kur është kryetar bashkie duhet të jetë I të gjithëve, nuk mund të vërë bashkinë në shërbim të partisë. Bashkia është e qytetarëve jo e partisë. Ju thatë shtrim me asfalt, në fakt nuk është shtrim rrugësh me asfalt por arna e copa asfalti.