Përdorimi i të dhënave personale, Hila: Praktikë e partive serioze! Unë e kam dhënë ID vullnetarisht

Një prej pyetjeve të bëra qytetarëve gjatë sondazhit të fundit të RTV Ora dhe Noto Sondagi ka qenë edhe ajo mbi përdorimin e të dhënave personale.

Sipas analistit Dritan Hila, kjo është një praktikë që e ndjek çdo parti serioze.

“Është një praktikë moderne, e partive europiane, që kanë listat e zgjedhësve, që kanë preferencat e tyre politike. Sikurse numri i telefonit është diçka lehtësisht i gjetshëm.  I vetmi problem këtu është nëse janë shkarkuar nga e-Albania. Këto lista i ka PS, këto lista i ka PD. Këto lista i ka edhe LSI, pra i ka çdo parti e madhe”, tha ndër të tjera Hila, që më tej pranoi se "unë e kam dhënë vullnetarisht kartën e identitetit. Unë kam qenë në PS dhe në momentin që do të japësh teserën do të japësh kartën”.

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o