Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve, 43.5% e shqiptarëve e shohin fitues të 25 prillit Edi Ramën dhe PS

Kur jemi 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, 43.5% e zgjedhësve shqiptarë, përkundër preferencave të tyre politike dhe se për kë votojnë, mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga Edi Rama dhe PS.

Drejtori i Noto Sondagi, Antonio Noto, tha se fushata elektorale po sposton shumë vota.

Opozitën e bashkuar e shohin fituese 40.9% e zgjedhësve, ndërsa 15.6 e tyre nuk e dinë akoma.

Më të bindurit në fitoren e PS janë zgjedhësit e saj, 96.3% e tyre, zgjedhësit e pavendosur me 34.8% dhe ata që nuk votojnë fare me 26.8%.

Te fitorja e opozitës së bashkuar besojnë 89.5 e zgjedhësve të PD, 82.6% e zgjedhësve të LSI dhe 24.3% e zgjedhësve të partive të vogla.

Përceptimi për zgjedhjet, 20 prill 2021

Shikoni si ka qenë përceptimi në 6 prill.

Përceptimi për zgjedhjet, 6 prill 2021

Lexo edhe-Kush fiton në 25 prill sipas shqiptarëve: 44.1% mendojnë PS, 38.8% PD-AN dhe 0.8% LSI