Krasniqi: Në ditët e mbetura, fokusi i partive te të pavendosurit

Në këto ditë të mbetura para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, partitë politike duhet të fokusohen te të pavendosurit.

I këtij mendimi është analisti Afrim Krasniqi teksa komentoi një nga pyetjet e ngritura në sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondagi: "Pavarësisht nga preferenca dhe vota juaj, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet".

"Diferencën këtu e bëjnë militantët. 0.9% socialistët, 6.2% demokratët. Mua më bëjnë përshtypje të pavendosurit sepse këta janë fokusi kryesor. Tek 34,8% që mendojnë se qeveria ka më shumë shanse dhe 12.8% që mendojnë se është opozita. Kjo është vlera e këtij sondazhi për këtë javë elektorale. Në ditët e mbetura, fokusi te të pavendosurit", tha Krasniqi.