Të dhënat personale për zgjedhje, Krasniqi: Nëse ky vend ka autoritet ligjor, ky është momenti

Analisti dhe drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, i ftuar në Tempora ku po diskutohet mbi sondazhin e fundit të zgjedhjeve të 25 Prillit, teksa komentoi publikimin e të dhënave personale për 910 mijë votues në Tiranë, u shpreh se kjo është thyerje e ligjit dhe se autoritetet ligjore duhet të tregojnë veten.

“Hiq emrat, atësi, arsim i lartë, ideja që ti je me ndihmë sociale, ti je në proces legalizimi, ti ke ikur jashtë shtetit, ti ke një hall familjar, ke një të dënuar, ke bërë një kërkesë, kush e di këtë gjë? E dinë vetëm drejtorët e institucioneve. Për mua kushdo që e ka bërë, i majtë apo i djathtë, ka thyer ligjin dhe në këtë vend nëse ka autoritet ligjor, ky është momenti”, tha Krasniqi.

Lexo edhe: Përdorimi i të dhënave personale, Hila: Praktikë e partive serioze! Unë e kam dhënë ID vullnetarisht

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o