Sondazhi në RTV Ora/ Noto: Fushata elektorale po funksionon, po sposton shumë vota
Fushata elektorale po sposton shumë vota.
Kështu shprehet drejtori i Noto Sondagi Antonio Noto, i ftuar sot në "Tempora" ku po diksutohet sondazhi i fundit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas tij, kjo është një fushatë që po funksionon dhe që ka ndryshuar shumë të dhëna krahasuar me muajt e shkuar.
"Fushata elektorale po sposton shumë vota. Me sondazhin që kemi bërë në janar dhe atë që kemi bërë sonte, si PS ashtu edhe PD kanë ndryshuar shumë orientimin e votës. Është një fushatë elektorale që po funksionon. Kjo ndoshta i detyrohet faktit se kemi edhe votë preference dhe kemi kandidatë që bëjnë më shumë fushatë elektorale. Fushata në muajin e fundit kanë ndryshuar shumë të dhënat krahasuar me muajt e shkuar", u shpreh Noto.
Lexo edhe: Sondazhi i fundit/ Noto: Rezultati ende i hapur, të pavendosurit ende të shumtë