"Skandal", Hoxha: Nuk ka ligj që autorizon partitë të mbledhin numrat e ID-së së votuesve
Të dhënat e 910 mijë votuesve të qarkut të Tiranës janë marrë nga institucione shtetërore.
Kështu shprehet analisti Artan Hoxha, i ftuar në "Tempora".
Sipas tij, nuk ka ligj që autorizon partitë politike të përpunojë të dhëna personale.
Artan Hoxha: “Mua më gëzon fakti që 85% e të pyeturve nuk e gëlltisin dot këtë turp. Por paska edhe 10% që e hanë turpin me bukë. Këtu nuk është çështja partitë po mbledhin të dhëna, qoftë edhe pa konsensusin e qytetarëve, duke pyetur. Unë pyes Afrimin, ore ai komshiu yt me kë mendon ti se mund të jetë? Këtu çështja është, të dhënat, duken ashiqare, janë dhënë nga një institucion shtetëror dhe i janë dhënë një partie politike. Ky është skandali i parë.
Skandali i dytë, kjo parti politike merr përsipër të përpunojë të dhëna. Nuk ia autorizon ligji. Nuk ka ligj që autorizon partitë politike të mbledhë numrat e ID-së së votuesve.
Ligji i mbrojtjes të të dhënave personale është i qartë. Ligji autorizon një subjekt, çfarë të dhënash mund të përdorë dhe si mund ti përpunojë ato”

Lexo edhe: Përdorimi i të dhënave personale, Hila: Praktikë e partive serioze! Unë e kam dhënë ID vullnetarisht