Sondazhi i fundit/ Noto: Rezultati ende i hapur, të pavendosurit ende të shumtë

Në një lidhje direkte nga Roma, drejtori i "Noto Sondaggi" Antonio Noto, pak para publikimit të sondazhit të fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, u shpreh se rezultati është ende i hapur pasi numri i të pavendosurve është ende i lartë.

Sipas tij, këto 5 ditë do të jenë të rëndësishme për të përcaktuar fituesin.

"Është një sondazh shumë i rëndësishëm sepse jemi 5 ditë para zgjedhjeve. Dhe një është sondazh në përgatitje e sipër e do të shohim se si do të dalin të dielën. Dhe siç do ta shohim, të pavendosurit janë akoma të shumtë. Kështu që rezultati për zgjedhjet e 25 Prillit është ende i hapur”, u shpreh Noto.

Noto tregoi se të dhënat e këtij sondazhi janë marrë nga dita e premte deri mbrëmjen e djeshme.

"Të dhënat janë marrë midis të premtes dhe mbrëmjes së djeshme. Të dhënat e fundit kanë ardhur mbrëmë vonë. Sondazhi është përpunuar në ditën e sotme. Kështu që kemi njhë fotografi të freskët".

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o