Sondazhi në RTV Ora: Në Fier PS merr 8-9 mandate, PD-AN 6-7 mandate dhe LSI 0-1 mandat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 23:01
Në qarkun e Fierit duket se PS do të dominojë sërish votën e këtij qarku në 25 prill.
Sipas të dhënave nga Antonio Nota në RTV Ora, PS merr 50-54% të votave.
Konvertuar në mandate do të thotë 8-9 mandate.
Ndërsa PD-AN merr 38-42% të votave, e përkthyer në mandate, varion nga 6-7.
Ndërkohë, LSI sipas të anketuarve merr 3-7% në këtë qark, ose 0-1 mandat.
Krahasuar me vitin 2017, PS ka rënë me 5.2%, PD dhe aleatët është rritur me 10.4%, dhe LSI ka rënë me 6.7%.
Partitë e tjera në këtë qark marrin 1-3%, ndërsa Nisma thurje 0-2%, por asnjëra nuk përkthehet në një mandat deputeti.
