Sondazhi në RTV Ora: Vetëm 8.5% e shqiptarëve shprehen se e kanë provuar presion ose shantazh për votën

Lidhur me shantazhin apo deklarimit të votës së 25 prillit, shqiptarët janë përgjigjur 88.6% se nuk e kanë provuar diçka të tillë.

Ndërkohë, vetëm 8.5% e tyre shprehen se e kanë provuar një fenomen të tillë.

Vetë, 2.9% e të anketuarve nuk kanë dashur t'i përgjigjen një pyetje të tillë.

Në rang partisë, nga ata që janë përgjigjur jo, 95.2% janë socialistë, 90.5% demokratë dhe 47% janë nga LSI.

Ndërkohë kjo shifër nga partitë e tjera është 76% dhe nga të pavendosurit 78.3%.

Duket se ata që janë përgjigjur se kanë provuar më shumë presion janë nga LSI dhe partitë e tjera.

Konkretisht nga LSI janë shprehur kështu, 32.1% dhe 20.9% në partitë e tjera.