Sondazhi i Rtv Ora& Noto, shumica e shqiptarëve thonë se Rama nuk e përdori vaksinimin për fushatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 21:51
Edhe pse kryeministri Edi Rama e ka pasur armën më të fortë të kësaj fushate vaksinimin kundër Covid dhe rindërtimin, shumica e shqiptarëve mendojnë se nuk e ka përdorur për fushatë.
Në sondazhin e pestë kombëtar për këto zgjedhje të Rtv Ora dhe Antonio Notos, pyetjes se a u përdor për qëllime elektorale nga mazhoranca vaksina anti-Covid i janë përgjigjur me JO 53.6% e të anketuarve, PO 37.3% dhe Nuk e di 9.1%.
Bindjen më të madhe se Rama e përdori vaksinën për fushatë e kanë zgjedhësit e PD, LSI dhe partive të vogla si dhe ata që nuk votojnë.
