Sondazhi në RTV Ora: 81.2% fajësojnë krerët e partive për të "fortët" në lista
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 22:05
Duket se një pjesë e mirë e shqiptarë i fajësojnë krerët e partive kur vjen te futja e të "fortëve" në listat për kandidatë për deputet.
Sipas të anketuarve në Sondazhin e Antonio Notos në RTV Ora, 81.2% mendojnë se krerët e partive duhet të mbajnë përgjegjësi për këta të fortë në lista.
Vetëm 10.7% mendojnë se nuk duhet të mbajnë përgjegjësi dhe 8.1% janë shprehur se nuk e dinë lidhur me këtë çështje.
Në fashën e atyre që janë përgjigjur po, janë 74% socialistë, 95.1% demokratë dhe 74.8% nga LSI.
