Meta në prag të 25 prillit: Do dekretoj çdo shumicë që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme
Presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se do të dekretojë do shumicë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Meta u shpreh në “TV1 Channel”, se do i besojë rezultateve që shikon vetë, duke shtuar besimin më të madh e ka te populli shqiptar.
Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numrin më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai.Jam i vetmi politikan në Shqipëri, që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor.Partia Socialiste ka qenë një parti demokratike, Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet.