Orientimi i votës/ "Këshilla" e Krasniqit për PD dhe LSI: Nëse doni të fitoni zgjedhjet, merrni këtë sondazh dhe...

Teksa komentoi orientimin e votës në sondazhin e fundit të RTV Ora dhe Noto Sondaggi, ku forcat kryesore politike janë pranë njëra-tjetrës në shifra, analisti dhe drejtuesi i Institutit për Studime Politike Afrim Krasniqi dha dy këshilla. Për Partinë Socialiste dhe për Opozitën e Bashkuar PD-LSI.

"Nëse shohim sondazhin e fundit kemi 4% të pavendosur që kanë vendosur të votojnë. Dhe i kanë shpërndarë 1% për opozitën dhe 1% për partitë e vogla. Ka rënie të LSI por nëse e krahasojmë me 2017-ën PD me LSI në atë kohë ka qenë 0.3% më shumë por në mandate rezultoi më pak. Ne kemi një sistem zgjedhor të tillë. Çfarë vlejnë këto lloj sondazhesh? E para për t'ju thënë qytetarëve se nuk është vendosur kush do të fitojë. Nuk e vendos vota, formula është kryesore. Këshilla për PS është ajo nuk ka pse të humbasë kohë me militantët e saj. Ka siguruar maksimumin e votave që mund të marrë nga administrata dhe militantët. Por duhet të fokusohet te partitë e vogla politike. Çdo votë nga partitë e reja të krijuara nga e djathta i humb opozita por nuk shkojnë automatikisht për PS.

Kurse për PD, të jem krejt i sinqertë, e kam menduar këtë me detaje duke parë edhe në studime, çfarë ndodh? Nëse PD ka koalicion me LSI ky është momenti që këto dy parti të marrin këtë sondazh, të anullojnë një nga ato mitingjet, të ulen në zyrë dhe të vendosin nëse do të fitojnë zgjedhjet. Dhe si fitohen zgjedhjet? Nëse në një qark të caktuar LSI rrezikon të marrë një mandat. LSI duhet tu bëjë thirrje votuesve të saj të votojnë për listën e PD. Nëse PD nuk e fiton mandatin e dytë në Gjirokastër, duhet të luftojë shumë për të fituar mandatin e dytë, duhet ti kalosh te LSI, nëse do të fitosh dhe nëse ke koalicion. Kjo është pyetje strategjike që duhet ta bëjnë kryetarët e partive", u shpreh ndër të tjera Krasniqi.

https://youtu.be/NTq1w_UCp5o