Përdorimi i vaksinës për fushatë nga PS? Çipa: Po e përdorin edhe kryeministrat e vendeve fqinj
A u përdor për qëllime elektorale nga mazhoranca vaksina kundër Covid-19?
Kjo është një nga pyetjet që u është bërë qytetarëve shqiptarë gjatë sondazhit të fundit të RTV Ora dhe Noto Sondagi.
Sipas analistit Aleksandër Çipa, teksa jemi në fushatë elektorale, çdo mazhorancë do e përdorte politikisht.
"Meqë jemi në javën e fundit është përdorur si efekt. Ne duhet ta themi që qeveria shqiptare në këtë pandemi, një herë në 100 vjet ndodh diçka e tillë, dëshmoi në rajon se pati një aktivizëm më të madh se qeveritë e tjera. Kjo dëshmohet më së miri sot nga pasqyra e BE për vendet dhe efektet që pati pandemia. Shqipëria rënditej me vendeve me reagim administrativ shumë të mirë. Duhet ta themi këtë gjë. A e përdor? Sigurisht që e përdor. Sepse është e pashmangshme. Jemi në pikun e fushatës elektorale, çdo administrator do ta shiste si një kredo të vetën. Po e përdorin edhe kryeministrat e vendeve fqinj", u shpreh ndër të tjera Çipa.
