Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Veliaj e ndihmon PS, më i papëlqyer për zgjedhësit e partive të vogla

E ndihmon apo jo performanca e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës  Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit?

Sipas të dhënave të sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos, 40% e zgjedhësve mendojnë se e ndihmon, 24% mendojnë se e dëmton, 18.1% mendojnë se nuk ndikon në rezultatin e 25 prillit, ndërsa 17.9 thonë se nuk e dinë.

Simpatinë dhe besimin te Veliaj e kanë 77.1% e zgjedhësve të PS, 15.6 % e zgjedhësve të PD, 10.1% e zgjedhësve të LSI, 11.4% nga partitë e tjera, 33.2% nga të pavendosurit dhe 11% të zgjedhësve që nuk votojnë.

Mendojnë që e dëmton e PS-në 7.1% e zgjedhësve të PS, 48.5% nga PD, 19.2% nga LSI, 57.3% nga partitë e tjera, 33.2% nga të pavendosurit, 20.4% nga ata që nuk votojnë.