Heynckes nuk del në pension
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2013, 09:30
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, mund të vazhdojë punën e trajnerit, edhe pse është thënë se do të dalë në pension në fund të këtij sezoni.68-vjeçari po përjeton një sezon ëndrrash me bavarezët, pasi ka fituar Bundesligan dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa nëse fiton edhe DFB Pokal (në finalen e të shtunës së ardhshme ndaj Stuttgartit), padyshim që do të bëhet nga të rrallët që kanë bërë diçka të tillë.Ai nuk do ta drejtojë më Bayernin, pasi Pep Guardiola është angazhuar në postin e trajnerit nga sezoni i ardhshëm, por ai ka nxitur dyshime se mund ta vazhdojë punën diku tjetër.“Të pensionohem? Jo, do të informoheni pas finales së kupës”, u ka thënë Heynckes gazetarëve.