Krisje në koalicionin grek, Mospajtime për ligjin antidiskriminim
Projektligji anti-racizëm, ka qënë burimi i mosmarrëveshjeve serioze brenda qeverisë tre-partiake në Greqi e ndërsa analistët paralajmërojnë se këto fërkime do të vazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme pasi Pasok dhe Dimar kanë dorrëzuar projektligjin në parlament, pavarësisht kundërshtimeve të Demokracisë së Re, parti e cila do të përpiqet të bllokojë legjislacionin. Konservatorët e Andonis Samaras, besojnë se legjislacioni ekzistues është i përshtatshëm për përballjen me krimet racist dhe se ligjet e reja mund të çojnë në padi joserioze.Por partitë e qendrës së majtë këmbëngulin që ligji ka nevojë edhe për një klauzolë për këtë pjesë. Pa mbështetjen e Demokracisë së Re, ligji nuk mund të kalojë në Parlament edhe në qoftë se ajo ka mbështetjen e Syrizës, partisë kryesore të opozitës.Grekët e pavarur, Partia Komuniste dhe Agimi i Artë tashmë kanë thënë se do të kundërshtojnë këtë projekt ligj. Burime nga demokaracia e re thonë se konservatorët do të përpiqen të bllokojë ligjin në fazën e komisioneve parlamentare.Ndërkohë presidenti i Parlamentit europian Martin Schulz dhe komisionerja europiane për çështjet e brendshme, Sisilja Malstrom, gjatë një konference në Berlin theksuan se Athina duhet të bëjë më shumë për të trajtuar këtë çështje.