Qeveria serbe diskuton sot për planin e zbatimit
Qeveria serbet pritet të shqyrtojë sot planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.Mediat serbe njoftojnë se sot në orën 1:008 do të mbahet mbledhja e qeverisë ku pritet të shqyrtohet zbatimi I marrëveshjes dhe më pas të bëhet publike për mediat.Më herët, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç ka thënë se ka shqetësime në lidhje me planin e zbatimit ndërsa në të do të ketë edhe ndryshime por që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë.“Ndryshimet kanë të bëjnë me mosekzistimin e detyrimeve për ndryshimin e ligjeve kosovare, detajet teknike për Asociacionin e komunave serbe dhe pjesës statusore që do të garantonte ekzistimin e dokumenteve serbe”, tha Vuçiç.Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel dakortësi për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh të 19 prillit.