Heinz Wilhelm: Nuk ka kushte të tjera për Serbinë

Nuk ka kushte të reja për Serbinë që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse ajo ndërmerr hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit ka thënë amasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm për shtypin serb."Nuk do të ketë kushte të reja, që do të nxirren më vonë. Nuk është kusht për Serbinë as që të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që e kemi përsëritur disa herë", ka thënë Wilhelm për "Veçernje Novosti".Diplomati gjerman është shprehur i bindur se Serbia është "absolutisht" më afër datës së negociatave evropiane, pas pajtimit për planin e zbatimit të Marrëveshjes me Kosovën, i cili, siç ka thënë Wilhelm, "është thelbësor për Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së"."Por, kjo nuk është e gjitha. Duhet të bëhen hapat e parë konkretë në zbatimin e marrëveshjes, në mënyrë që Qeveria dhe Parlamenti i Gjermanisë të dakordohen për t'i ndarë Serbisë datën e negociatave", ka thënë Wilhelm.Gjermania ka qenë aleate kryesore e BE-së, e cila kan kushtëzuar Serbinë pwr normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse do që të avancojë në integrimin evropian.