Protestë kundër EULEX në Kosovë: Mos gjykoni lirinë
Ka përfunduar e qetë protesta kundër EULEX-it, e organizuar nga organizatat e dala që nga lufta. Ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime të tjera për mbrojtjen e ambasadorit te Kosovës në Shqipëri dhe të 6 ish-komandantëve të UÇK-së.Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi dhe 6 ish komandantët, akuzohen për krime luftë ndaj civilëve, thuhet në një njoftim të EULEX-it.Të premten Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar masën e sigurisë arrest shtëpie prej 30 ditësh për grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për dhune ndaj civilëve në burgun e Likocit në muajin qershor të vitit 1998.Simboli i rezistencës kosovare, Adem Demaci i është drejtuar me një fjalë protestueve të mbledhur para Teatrit Kombëtar."Ne kemi pritur nga EULEX që të na ndihmojë për zgjidhjen e disa cështjeve të mbetura, për ndriçimin e krimeve të kryera nga Serbia. Por ne nuk kemi pritur nga ata që clirimtarët t'i bëjnë kriminelë të luftës", tha ai. Demaci i bërë thirrje EULEX'it që të kenë kujdes se kë e cilësojnë si kriminelë.Demaçi ka thënë se ndjekja e Ushtarëve të UÇK-së është duke e turpëruar demokracinë, ndërsa është shprehur i habitur me heshtjen e miqve amerikanë ndaj këtyre gjykimeve dhe arrestimeve të pahijshme.Organizatorë theksuan se nuk protestuan vetëm kundër EULEX-it, por edhe kundër strukturave tjera ndërkombëtare që deshën ta kriminalizojnë luftën çlirimtare. Ata kërkuan urgjentisht që EULEX-it t'i merret mandati ekzekutiv.