Greqi, dështon takimi për ligjin kundër racizmit

Koalicioni grek vihet në rrezik për shkak të mosmarrëveshjes për projektligjin kundër racizmit.Takimi i të Hënës mes kryeministrit Antonis Samaras me dy nga udhëheqësit e partive, nuk ka bërë të mundur arritjen e një marrëveshjeje mbi projekt-ligji kundër racizmit. Ligji, ka për qëllim të imponojë dënime më të rrepta për urretje racore dhe paraqet përpjekje të qeverisë të zvogëlojë ndikimin e partisë neonaziste të Agimit të Artë.Por kjo gjë ka shkaktuar zëmërim midis partive, pasi partia e Samaras, Demoracia e Re, kërkon disa ndryshime në të.Mosmarrëveshja e takimit të së Hënës mund të çojë në një krizë të madhe, që dominon në qeverinë greke thonë analistet grek.Kreu i  partisë socialiste Pasok, Venizelos, tha për gazetarët se: "Qeveria nuk ekziston pa një shumicë parlamentare", deklaratë kjo që dëshmon përkeqësimin e krizës brenda tre partive të koalicionit.