Serbia arrin të bllokojë Kosovën, u mbështet nga Greqia, Bosnja e Rumania
Mungesa e një ftese nga ana e Shkupit për Prishtinën zyrtare për samitin e Ohrit që mbahet më 1 Qershor, konsiderohet një qëndrim që bie në kundërshtim me parimet europiane nga presidenja Atifete Jahjaga."Kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si parakusht i integrimeve evropiane. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare bëhet mbi bazën e barabarësisë dhe është në frymën e respektimit të subjektivitetit dhe pavarësisë së secilit shtet. Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor paqeje në Ballkanin Perëndimor dhe po kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit. Ajo ka ndërtuar politika të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe përfshirja e saj në nismat rajonale do të ndihmonte në tejkalimin e dallimeve dhe pasojave të së kaluarës", thuhet në reagimin e Presidencës kosovare.Madje pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sipas së cilës asnjëra palë nuk do të pengojë dhe as inkurajojë dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimit.Ndërkaq mediat në Maqedoni shkruajnë se vec Serbisë, kanë qenë Rumania, Bosnjë- Hercegovina dhe Greqia që kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit."U vlerësua se ky Samit do të ishte historic dhe se për herë të parë në të njejtën tryezë do të uleshin presidenti i Serbisë dhe ai i Kroacisë, si dhe presidentja e Kosovës. Përkundër përpjekjeve tona dhe dëshirave nuk kemi arritur që ta realizojmë", kanë theksuar nga kabineti i presidentit Ivanov, i cili këtë vit kryeson dhe përfundoi me procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).Gjithashtu bëhet e ditur se në përpjekjet për pjesëmarrjen e Kosovës ishte përfshirë edhe Brukseli dhe Uashingtoni. Serbia ka arritur që të shmanget nga prania e saj, në rast se do të ishte edhe Kosova. Ndërsa, pas saj kanë refuzuar njëlloj edhe Bosnjë- Hercegovina, Rumania, Greqia, të cilat akoma nuk kanë njohur Kosovën.