Serbia presion Maqedonisë? Prishtina e sigurt, Beogradi: Nuk kemi ndërhyrë

Ka shkelur apo jo Serbia marrëveshjen e arritur me kosovën për normalizim të raporteve?Kjo pyetje ka marrë përgjigje të ndryshme në dy vendet pas vendimit të Shkupit zyrtar për të mos ftuar presidenten kosovare, Atifete Jahjaga, në Samitin e Ohrit, me arsyetiminim e kushtëzimit nga ana e  Beogradit. Ministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se përjashtimi i Kosovës nga konferenca në Maqedoni, përbën një shkelje të rëndë nga ana e Serbisë, të marrëveshjes së nënshkruar muajin e kaluar."Qeveria e Serbisë ka kërkuar që ne të lihemi jashtë. Faji bie mbi Presidentin e Serbisë", ka thënë Hoxhaj, që sipas tij një lëvizje e tillë është në kundërshtim me pikën 14 të marrëveshjes së nënshkruar më 19 Prill në Bruksel.Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën në proçeset integruese evropiane. Ministri i Jashtëm i Kosovës pret  që Bashkimi Evropian duhet të veprojë. "Përmes këtij veprimi, Serbia ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së", ka thënë Hoxhaj.Ndërkohë zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se Beogradi nuk ka shkelur marrëveshjen e Brukselit duke e lënë topin në fushën e  Maqedonisë, që sipas tij organizatore e Samitit të Ohrit është Maqedonia dhe ajo vetë ka vendosur që të mos e ftojë Kosovën.Një ditë më parë edhe  Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, njoftoi  se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Proçesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që mbahet në Ohër .Sipas njoftimit ky vendim u bë pasi vendi organizues, Maqedonia, nuk e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë pjesë në këtë Samit.